E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Opozita po dëmton procesin e integrimit, të kthehet në parlament e të bëhet pjesë e reformave”

20-06-2011 / Gazeta 55

Europarlamentarja gjermane, Doris Pack, dënon bojkotin

Në një analizë kritike për situatën politike të momentit në tiranë, eurodeputetja Doris Pack fajëson politikë bërësit për dëmtimin e imazhit të Shqipërisë.
Sipas saj, konfliktet ndërpartiake po vonojnë trenin integrues vendit, dhe kjo kërkon kohë për t’u ndrequr. “Shqipëria ka nevojë për punë, ka nevojë që parlamenti të funksionojë plotësisht. Shumica nuk i ka numrat për t’i miratuar të gjitha ligjet. Unë shpresoj që parlamentarët e opozitës të rikthehen dhe të bëhet e mundur që në këto dy vite të mandatit të kësaj qeverie, të përshpejtohet integrimi europian. Sepse ky është interesi i vendit, jo i opozitës, as i qeverisë. Dhe le t’i lënë betimet nga urrejtja për njëri-tjetrin. Sepse imazhi i Shqipërisë është ulur aq poshtë, sa s’ka ku të shkojë më keq. Vazhdimisht shohim e dëgjojmë të njëjtat gjëra. I duhet dhënë fund kësaj”, ka thënë Pack.
Më tej, euoparlamentarja sqaron sesi përcillet ky konflikt në sytë e Brukseli. “Sigurisht, ne nuk themi që politikanët ta duan njëri-tjetrin, por themi që ata duhet të jenë korrektë dhe të kenë respekt për njëri-tjetrin. Dhe ky respekt mungon. Klasa politike nuk sillet si një klasë e vërtetë politike”, ka thënë Pack.

Brukseli kërkoi realizimin e reformave: “Opozita duhet të kontribuojë për integrimin”
Takimi i fundit ndërparlamentar i komitetit të Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri konfirmoi zyrtarisht qëndrimin e palëkundur të Brukselit se e ardhmja Evropiane e Shqipërisë s’duhet të mbetet peng i ndërlikueshmërisë së politikës.
Përmes një deklarate të miratuar nga anëtarët e Parlamentit Evropian, integrimi Evropian i Shqipërisë aktualisht kanoset nga paqëndrueshmëria politike e shkaktuar si pasojë e mungesës së konstruktivitetit politik të opozitës. Partia Socialiste, si forcë e parë politike e opozitës shqiptare, njihet tashmë prej 2 vjetësh për qëndrimet e saj eunuke lidhur me papajtueshmërinë e tendencave të saj politike me rezultatin zgjedhor si të 2009-ës ashtu edhe të 2011-ës, zgjedhjeve vendore të 8 majit. I njëjti skenar dhe i njëjta formulë për të tentuar me çdo kusht snobimin e institucioneve të ligjit, përdhosjen e vullnetit të shqiptarëve për të zgjedhur lirisht si dhe orientimin e vendit drejt një kolapsi të pazgjidhshëm politik, e jo më reformator dhe integrues.
Kësisoj, vlen të theksohet gjithnjë e më shumë se, opozita dhe Partia Socialiste, të paktën të mandatar nga zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit, s’gëzojnë as minimumin e aftësive për t’i bërë ballë presionit të Brukselit për realizimin e “detyrave”.
Kjo, parathotë atë që shumë mendësi analitike në Shqipëri kanë theksuar prej më shumë se 1 viti se ajo pjesë që gjasme duhet të bëjë “opozitën” në Kuvend, por njëherazi edhe diktuesen ndaj qeverisë, s’është në gjendje të bëjë as njërën dhe as tjetrën. Dhe kjo është fatkeqësi, pasi 64 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë s’janë në gjendje të gjejnë rrugën e vendit të debatit, dialogut dhe konsensusit, por kacavirren si kamikazë pas sulmeve mediatike, duke përbaltur me gjuhën e llumit diktatorial, qeverinë dhe aspiratat e saj të integrimit të Shqipërisë.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›