Opozita ruse kërkon “Marshin prej 1 milionësh”

Udhëheqësi i Frontit të Majtë të opozitës ruse, Sergej Udaltsov, tha se opozita ka bërë një kërkesë tek autoritetet e Moskës, për mbajtjen e marshit prej 1 milionë persona më 6 maj.
Udaltsov tha se protestuesit duan të marshojnë nga Sheshi Triumfalnaya deri tek ai Manezh dhe më pas të mbajnë një miting.
Sipas tij, organizatorët e tubimit të 6 majit janë të njëjtit që kanë organizuar protestat e mërparshme në sheshet Arbat dhe Pushkin.
Aksioni pritet të zërë vend në prag të inaugurimit të Valdimir Putinit në postin e presidentit të Rusisë.
Ky është mandati i tij i tretë, pasi në të njëjtën detyrë ka shërbyer edhe në periudhën 2000-2008.