E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, ilegalët serbë vazhdojnë përpjekjet për mbajtje zgjedhjesh

Me afrimin e datës së mbajtjes së zgjedhjeve në Serbi, strukturat ilegale serbe po vazhdojnë tentativat për organizimin e tyre në Kosovë.

Përveç kësaj, arrestimi i djeshëm i dy zyrtarëve serbë nga policia e Kosovës dëshmon se po ushtrohet edhe presion mbi banorët lokalë që të dalin në votime. Zyrtarët serbë kanë reaguar ashpër duke i cilësuar këto arrestime si të qëllimshme dhe të motivuara etnikisht.

Thirrjet e Beogradit, presioni ndërkombëtar dhe vendosmëria e institucioneve të Kosovës për t`i penguar zgjedhjet lokale serbe nuk po merren në konsideratë nga ilegalët serbë.
 

Rasti i fundit është kur i ashtuquajturi kryeshef i rrethit të Kosovës, Goran Arsiç dhe sekretari i Kryqit të Kuq serb në Lipjan, Novica Zhiviç, kanë ushtruar presion te banorët e fshatit Grackë e vjetër për t`i organizuar dhe për të dalë në zgjedhjet e Serbisë.

Kështu që policia e Kosovës ka kryer arrestimin e këtyre dy zyrtarëve në afërsi të fushave sportive në të njëjtin fshat.

Të menjëhershëm kanë qenë reagimet e Beogradit zyrtar. Ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviç, ka thënë se arrestimi i Goran Arsiçit është vazhdimësi e politikës për frikësimin e serbëve të Kosovës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›