E Diel, 1 Nëntor 2026

Bruksel, dështon njohja e diplomës së parë kosovare

Dështon në Bruksel njohja e një diplome kosovare në bazë të marrëveshjes të arritur nga dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.

Siç bën të ditur gazeta serbe "Novosti”, burime të saj nga selia e diplomacisë evropiane kanë thënë se javën e kaluar çdo gjë ishte gati për tu vërtetuar një diplomë në praninë e një grupi trepalësh të ekspertëve, në prani të përfaqësuesve të BE-së. Bëhej fjalë për një student të diplomuar shqiptar nga Kosova.
 

Megjithatë, sipas gazetës, nuk u arrit asgjë, pasi për njohjen e diplomës ka munguar një dokument. Kështu që gjithçka është lënë për një rast tjetër, mbase gjatë muajit qershor.
 

Në selinë e BE-së kanë siguruar se shtyrja e këtij akti nuk ka të bëjë me zgjedhjet e që do të mbahen në Serbi, por se thjesht bëhet fjalë për një problem teknik.
 

“Grupi për zbatimin e marrëveshjes takohet rregullisht në Bruksel, dhe në punën e tyre nuk ka ndërprerje, pavarësisht nga pauza në dialog”, i kanë thënë gazetës serbe burime nga selia e Bashkimit Evropian.
 

Në Bruksel gjithashtu janë zhvilluar bisedime për çështjen e lirisë së lëvizjes dhe të tarifave të sigurimit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›