E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afganistan, vriten dy ushtarë të ISAF-it

Dy ushtarë të ISAF-it kanë vdekur ditën e dielë në Afganistan. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Forca Ndërkombëtare e Asistencës së Sigurisë.

Në një komunikatë të shkurtër saktësohet vetëm se vdekja është shkaktuar nga shpërthimi i një bombe artizanale.

Ushtarët ndërkombëtarë që kanë humbur jetën në Afganistan që nga fillimi i këtij viti janë 122, ndërsa që nga fillimi i muajit prill janë 25 të vrarë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›