E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pedro: E vështirë të luash në Barcelonë

Sulmuesi i Barcelonës, Pedro Rodriguez e pranon se është i kënaqur me minutazhin që po i jepet nën drejtimin e trajnerit Tito Vilanova.

Por, përfaqësuesi spanjoll e pranon se nuk është aspak e lehtë që të luash në ekipin nga Camp Nou.

“Është gjithmonë e komplikuar të luash për Barçën. Çdo vit më është dashur të luftoj për një vend në formacion. Duhet të punosh shumë për ta fituar vendin. Objektiv imi është që t’i ndihmoj bashkëlojtarët dhe sa më shumë minuta që luaj do të jetë më mirë. Tito po më jep besim të madh. Ndihem rehat në pozitën time dhe po punoj mirë me shokët”, deklaroi 25 vjeçari për ueb faqen zyrtare të klubit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›