E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita ruse zhvillon zgjedhje

Forcat opozitare në Rusi janë duke mbajtur një seancë zgjedhjesh një-javore, me qëllim që të zgjedhin një udhëheqje në gjendje që të përqendrohet në luftën për votën e lire dhe të drejta.

Pavarësisht fushatës së rëndësishme propaganduese, shumë pak rusë janë regjistruar, për të votuar në qendrat e votimit dhe nëpërmjet internetit.

Megjithatë, zgjedhjet do të përcaktojnë se cili do të jetë ai që do të udhëheqë koalicionin e gjerë të forcave kundër Presidentit Vladimir Putin, i akuzuar gjerësisht për fiksimin e zgjedhjeve te fundit parlamentare dhe presidenciale.

Midis figurave të opozitës renditet edhe aktivisti anti-qeveritar, blogeri Alexei Navalny.

Një total prej 165.119 rusësh janë regjistruar për të dhënë votën e tyre, nga 71,8 milionë shtetas që votuan zyrtarisht në zgjedhjet presidenciale të marsit.

Votuesit e opozitës pritet të zgjedhin 45 anëtarë të Këshillit Koordinues, të zgjedhur midis 215 kandidatëve, si dhe udhëheqësin e ri të grupit.

Ndërsa Kremlini i ka shpërfillur dukshëm zgjedhjet, sulmet ndaj kandidatëve në rrjetet pro-qeveritare kanë qenë të zakonshme gjatë javëve të fundit, duke treguar se autoritetet nuk janë aq indiferente sa duken.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›