E Diel, 1 Nëntor 2026

“Youtube” i padisponueshëm për 2 orë në gjithë botën

ROMë- "YouTube", rezultoi sot e padisponueshme për të gjithë përdoruesit e Internetit në të gjithë botën për rreth dy orë, nga ora 12:00 deri në orën 14:00, ku në faqen kryesore shfaqej: "Internal server error".
Deri tani askush nga administratorët e faqes, ose përfaqësuesit e Google, kjo e fundit shoqëria në pronësi të "YouTube", nuk ka dhënë asnjë deklaratë ose shpjegim zyrtar për atë që ka ndodhur.

Në fakt, përdoruesit nuk mund të lidheshin vetëm me faqen kryesore të platformës së famshme, pra vetëm nëse përpiqeshe të hapje www.youtube.com, ndërsa nëse disponoje adresën ekzakte të çfarëdo videoje, shërbimi funksiononte si më parë. Dhe kjo e bën akoma më të habitshme problemin e sotëm.

Gjatë periudhës dy orëshe edhe faqja e forumit zyrtar të "YouTube" ishte e padisponueshme. Tashmë faqja duket se funksionon normalisht.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›