KE: Dialog Serbi-Kosovë për kufirin
PRISHTINE- Komisioni Evropian në raportin e paradokohshëm për Serbinë ka paralajmëruar Beogradin zyrtar për mos rregullimin e kufirit shtetëror me Kroacinë dhe BeH, ndërsa situata është komplikuar pas vendimit të autoriteteve të Shkupit që me Prishtinën të nënshkruajnë marrëveshjen për delineimin e kufirit.
“Maqedonia tashmë ka përcaktuar kufirin me Kosovën, por kur këtë ta bëjë edhe Mali i Zi atëherë do të kemi një problem të dyfishtë. Delineimi do të jetë një nga çështjet kontestuese në rrugën e Serbisë drejt BE-së”, tërheq vërejtjen Aleksandar Popov, drejtor i Qendrës për Rajonalizim.
Sipas fjalëve të tij, kontesti e gjertanishëm i Kroacisë dhe Sllovenisë është një shembull i mirë se i problemi i kufirit mund të ngadalësojë integrimet evropiane, sepse siç thotë, BE nuk dëshiron që të marrë përsipër probleme të reja.
Popov thekson se "delineimi është një proces dhe se është e domosdoshme që të hapet dialogu i zyrtarëve serbë dhe kosovarë në mënyrë që të gjitha problemet ekzistuese të kapërcehen", ka vlerësuar Popov për një të përditshme serbe.
"Nëse Serbia do të detyrohet të njohë Kosovën, atëherë duhet patjetër të përcaktojë edhe kufijtë ndaj saj, por duke marrë parasysh atë që shkruan në kushtetutën dhe atë që është politikë zyrtare, kjo edhe një kohë të gjatë nuk mund të ndodhë", thotë Popov.
(m.a/qik/BalkanWeb)