Opozita serbe ne rruge. Kerkohen zgjedhje te parakohshme

Zgjedhje të parakohshme, rritje të pagave dhe luftë kundër krimit dhe korrupsionit kanë kërkuar dhjetra- mijëra serbë në sheshin kryesore të Beogradit. Sipas kreut të opozitës, Tomislav Nikolic, 50 mijë vetë kërkuan rënien e qeverisë në pushtet që nga viti 2008. Përkrahësit e opozitës mbërritën në kryeqytet nga pjesë të ndryshme të Serbisë, duke valëvitur flamuj serb dhe pankarta ku bëhej thirrje për rrëzimin e qeverisë.
Organizatorja e protestës, Partia Progresive, ka deklaruar se do të vijojë me protesta deri në vendimin për zgjedhje të parakohshme. Qeveria e ka hedhur poshtë mundësinë e caktimit të një date për zgjedhje të reja para se vendi të fitojë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE. Këtë status, Serbia pritet ta marrë në vjeshtën e këtij viti.