Shtyhet rregjistrimi. Serbet e veriut te Kosoves refuzojne

Regjistrimi i Popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Kosovë nuk ka përfunduar me 15 prill siç ishte parashikuar pasi Komisioni Qendror për Regjistrimin e Popullsisë ka bërë zgjatjen e këtij procesi edhe tri dite të tjera në Prishtinë, Ferizaj dhe në pesë komuna.
Regjistrimi i Popullsisë nuk është realizuar as në Veri, pasi serbët nuk kanë shprehur vullnetin të jenë pjesë e këtij procesi. Melihate Tromkolli, anëtare e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës tha se në të ardhmen nuk duhet të realizohen bisedime me Serbinë për t’i bindur serbet që të regjistrohen, pasi regjistrimi i popullsisë është çështje e brendshme e Kosovës.
Sa i përket shtyrje së regjistrimit Tromkolli tha se është skeptike se kjo shtyrje do të mund të përfundojë me regjistrimin e plotë të popullsisë në Kosovë.
“E themi me plotë përgjegjësi se jemi kundër çdo bisedimi me Serbinë për regjistrimin e popullsisë në veri të Kosovës sepse kjo është çështje e brendshme e Kosovës sikurse që është çështje e brendshme e çdo shteti çështje e regjistrimit të popullsisë” tha Tromkolli.
Sa i përket shtyrje së regjistrimit Tromkolli, tha se është skeptike se kjo shtyrje do të mund të përfundojë me regjistrimin e plotë të popullsisë në Kosovë. Procesi i fundit i regjistrimit të popullsisë ka ndodhur në vitin 1981 dhe që atëherë nuk kanë ekzistuar të dhëna të sakta për pasqyrën demografike të Kosovës.
Sala Mustafa