E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbytja e platformës në Rusi, gjenden trupat e 16 personave

Gjenden trupat e 16 personave të ekuipazhit të platformës ruse të nxjerrjes së naftës e cila u fundos dje në det, ndërsa 37 persona të tjerë mbeten ende të zhdukur.

Platforma e naftës, Kolskajya, me 67 persona në bord, u përshi nga një stuhi duke shkuar drejt ishullit Sakhalin ku dhe u fundos brenda 20 minutash.

Katërmbëdhjetë anëtarë të ekuipazhit u shpëtuan menjëherë pas aksidentit. Ndërsa, kërkimet për të mbijetuarit kanë hyrë në ditën e dytë sot, frika se personat e rezultuar të zhdukur mund të kenë vdekur tashmë është në rritje. Përpjekjet e shpëtimit gjatë gjithë natës janë penguar nga erërat e forta dhe valet e larta deri në pesë metra.
 

Aksidenti ndodhi dje në orën dy të mëngjesit sipas orës shqiptare (14:00 me orën lokale), ndikuar nga era e fortë dhe dallgët. Temperaturat aktuale në Detin e Okhotskut janë prej minus 17 gradësh. Platforma ndodhet 200 kilometra nga brigjet më të afërta, ato të ishujve Sakhalin.
 

Sipas një zyrtari vendas, kushtet ekstreme atmosferike bënë që platforma fillimisht të lëshonte një sinjal ndihme për përmbytje, përpara se struktura e dobësuar të pësonte kolaps të plotë.
 

Duke qenë se platforma nuk ishte duke nxjerrë naftë në momentin e incidentit, nuk ka rrezik për ndonjë dëm ekologjik në det.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›