E Shtunë, 31 Tetor 2026

Opozita socialiste e përfundon bojkotin në Kuvend

Nga Express më 05 shtator 2011 në ora 19:57

Opozita shqiptare ka vendosur sot që ta përfundojë bojkotin e gjatë disa muaj, që e ka shtyrë këtë vend në një rrugë pa krye politike dhe e ka bllokuar lëvizjen kah integrimi në Bashkimin Evropian.

“Opozita socialiste do të përfaqësohet në Kuvendin e Shqipërisë, për t’i marrë përgjegjësitë kombëtare lidhur me integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, tha lideri i Partisë Socialiste opozitare, Edi Rama.

Ky zhvillim ndodhii vetëm një muaj para se Komisioni Evropian, më 12 tetor, ta shqyrtojë kërkesën e Shqipërisë për statusin e kandidatit për BE.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›