E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykimi i Mubarak, pa kamera

Nga Express më 05 shtator 2011 në ora 19:00

Të hënën në Kairo rifilloi gjykimi i ish-presidentit egjiptian, Hosni Mubarak, dhe djemve të tij Gamal dhe Alaa, por kësaj radhe pa praninë e kamerave. Jashtë ndërtesës së gjykatës policia kishte përforcuar masat e sigurisë, me qëllim të mbajtjes së njerëzve nën kontroll.

Ish-presidenti Mubarak (83) akuzohet për vrasjen e protestuesve gjatë protestave të fillimit të këtij viti që shkaktuan përmbysjen e tij nga pushteti. Deri më tani Mubarak nuk i ka pranuar akuzat, ndërkohë që të hënën dëshmuan katër zyrtarë policorë.

Vendimi për të vazhduar me seancën pa kamera u dha herën e fundit nga gjykatësi Ahmed Refaat, ngase pati përleshje para sallës së gjyqit. Megjithatë edhe të hënën u raportua për përleshje para gjykatës.
Ndryshe, nëse shpallet fajtor, Mubarak mund të dënohet me vdekje

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›