E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita sot në rrugë, por jo para kryeministrisë

Vlen të theksohet se në Tiranë, demonstratat nuk do të zhvillohen para selisë së kryeministrit, nga frika e përshkallëzimit të dhunës.

Tashmë, opozita do të zhvillojë demonstrata pa fjalime politike, ndërsa demonstruesit do të mbajnë vetëm pankarta. Protesta e sotme zhvillohet përveç në Tiranë, edhe në Korçë, Vlorë dhe Lezhë.

Dy javë më parë, nga një demonstratë e dhunshme para selisë së kryeministrisë mbetën të vdekur tre persona dhe dhjetëra të tjerë u plagën. Demonstruesit hodhën sende të forta në drejtim të forcave të rendit dhe këta të fundit reaguan, çka shkaktoi më pas edhe përshkallëzimin e situatës. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-02-04 09:10
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›