E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta bllokim rrugesh ne Tirane. Rama e Ruci ne Vlore

/ /

Opozita do te bllokoje rruget kryesore te Tiranes. Pas ores 1400 rruget me te rendesishme te kryeqytetit do te bllokohen nga protestues te opozites nga Tirana por dhe nga ata qe do vijne nga qarku i Durresit.

Ky bllokim do te zgjase per disa ore ndersa mesohet se demonstruesit do te shmangin bulevardin Deshmoret e Kombit nga ky protestim. Asnje nga grupet e protestuesve nuk do te kaloje nga bulevardi Deshmoret e Kombit duke organizuar nje skeme te re proteste. Por opozita i ka kushtuar nje rendesi te madhe dhe marshimit te protestes qe do te zhvillohet ne Vlore ku do te jete i pranishem dhe vetem Edi Rama e numri dy i PS Gramoz Ruci por dhe deputete nga qarqet e Gjirokastres Beratit e Fierit. Gjithashtu rendesi i eshte kushtuar dhe tubimeve qe do te zhvillohen ne Lezhe dhe ne Korce te cilet do te mbeshteten dhe nga protestues qe do te shkojne nga qarqet afer tyre. Ambasada amerikane ne Tirane ka lajmeruar serish qytetaret dhe stafin e saj te shmangin rruget ku do te zhvillohet demonstrata e sotme. Sipas saj demonstratat me qellime paqesore mund te kthehen ne dhune dhe te jene te paparashikueshme.
Skema
Ndryshe nga protestat e kaluara opozita do te marshoje ne rruget e qyteteve me te cilen do te bashkohen dhe qytetare te tjere te paangazhuar ne te. Tubimi i sotem nuk do te kete fjalime por vetem thirrje kunder qeverise dhe pankarta. Nese ne qytetet e Korces Vlores dhe Lezhes turma e protestuesve do te levize ne bulevardet kryesore ne Tirane do te bllokohen rruget kryesore te saj. Te ndara sipas njesive bashkiake grumbullimet e njerezve do te nisin nga pikat e tyre te grumbullimit drejt sheshit prapa Muzeut Kombetar. Qytetaret e Njesive Bashkiake Nr. 123 do te nisen nga Rruga e Elbasanit me ne krye deputetet perkates permes rruges para Parlamentit drejt sheshit pas Muzeut Kombetar. Po ashtu Njesite Bashkiake 4 dhe 8 permes Rruges se Dibres do te zbresin ne qender. Njesia Bashkiake Nr. 5 do te bashkohet permes unazes tek 21 Dhjetori me Njesite Bashkiake 6 dhe 7 per te marshuar ne Rrugen e Kavajes drejt qendres. Njesia Bashkiake Nr. 9 do te marshoje nga Rruga e Barrikadave drejt stacionit te trenit ku do te bashkohet me qytetaret e Njesise nr. 11 per te ecur te gjithe bashke permes bulevardit Zogu i I drejt qendres. Ne sheshin pas Muzeut Kombetar protestues te mberritur nga te gjitha pikat e Tiranes do te marshojne permes Rruges se Durresit drejt Zogut te Zi per te mbyllur keshtu dhe tubimin. Mesohet se policia ka dhene garanci per te liruar rruget nga do kalojne protestuesit dhe per mbarevajtjen e tubimit. Dje paradite kreu socialist ne nje takim me aleatet e tij vendosi organizimin e nje tubimi te madh ne Tirane rreth dates 20 shkurt pasi te jene zhvilluar me pare dhe tubime te tjera ne qarqet e tjera.

Aristir Lumezi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›