Nje rreze shprese
Teksa prisja me padurim per te qene i sinqerte te degjoja kryeprokuroren znj.
Ina Rama te deshmonte prane Komisionit Hetimor Parlamentar per ngjarjen e ndodhur ne 21 janar kisha nje gjendje pesimizmi te thelle dhe kjo per faktin se ne keto dite kam pare se si themelet e nje shteti nenshtrohen dhe me keq rrezohen para pushtetit politik dhe kjo jo per hir te parlamentit apo te demokracise por per shkak te arsyetimit te mbrapshte politik ne kundershtim me cdo parim dhe princip te botes ku synojme te integrohemi.
Ne nje vend te mbushur me varferi korrupsion dhe ku vlerat moralo- shoqerore kthehen ne anti vlera dhe ku njerezit bejne sehir per gallaten e radhes natyrisht per cdo qytetar qe perpiqet te jetoje ne kete vend ne menyre te ndershme pesimizmi eshte me e pakta gje qe mund te perjetohet.
Ne nje ane blloku i Ilirit dhe ne anen tjeter tre te vdekur dhe dhjetera te plagosur me arme zjarri ne nje proteste te ciles synohet ti vihet etiketa e krimit kunder shtetit jane tabloja me e zymte qe troket ne ndergjegjen e cdo qytetari. Ku po vemi keshtu.
eshte ky pushtet monokratik ku i pari eshte me i miri dhe te tjeret vec kukulla apo fotokopje te tij. Si guxohet te luhet kaq lehte me te ardhmen e perbashket te te gjithe shqiptareve. A thua nuk jemi ne te afte per te pasur shtet dhe administruar demokracine. Perse duhet qe gjithmone te degjohet fabula qe cudia me e madhe tre dite zgjat.
Dhe ndersa arsyetoja ne kete menyre ne ekranin e televizorit shfaqet kryeprokurorja e cila me nje modesti te admirueshme argumentoi qendrimin e saj lidhur me ftesen e bere nga komisioni. E ndersa ajo fliste mesazhi cinik i partise shtet dhe i ushtareve te saj ishte qe nuk na intereson permendja dhe permbajtja e ligjit pasi nuk jemi ketu per kete gje pervec se per te te hetuar ty. Por prokuroja nuk u tremb dhe i lumte.
Ajo vazhdoi dhe beri te qarte qendrimin e saj duke e lene te pa zbrazur armen vrastare te politikes shqiptare per te ate te pucistes ne krye te grushtit te shtetit arme qe ne te vertete nuk drejtohej ndaj saj por drejt ne te gjitheve te majte e te djathte me parti ose jo per te na larguar vemendjen nga pyetja se Kush i Vrau Shqiptaret ne 21 janar 2011. Kjo eshte nje pyetje qe tmerron gjithkend te perfshire ne kete proces kriminal dhe qe i ben ata te prodhojne skenare te tille qe vijne nga koha e larget por edhe e afert e Enver Hoxhes.
Prandaj shfaqja e kryeprokurores dje perballe mynxyres politike dhe profesionale te komisionit te turpit ishte nje rreze shprese per shqiptaret dhe demokracine ne kete vend.
Kjo shfaqje tregoi dhe nje here se demokracia nuk funksionon sipas interesave personale te askujt por si rezultat i ligjesive te percaktuar ku gjithcka balancohet dhe kontrollohet ne menyre korrekte. Me se shumti kjo shfaqje sherbeu edhe per te na treguar ate qe studentet mesojne ne vitin e dyte te jurisprudences qe pushtetet jane te ndara dhe balancohen nepermjet parimit chek and balance por qe fatkeqesisht nuk kuptohet nga deputetet e Kuvendit te Republikes edhe mbas 20 vitesh pluralizem. Ju faleminderit zonja prokurore.