E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mubarak “dëshiron të largohet” menjëherë

Gjatë një interviste për televizionin amerikan, ABC News ai theksoi se dëshiron të largohet pas plot 62 vitesh në shërbimin publik, por ka frikë se dorëheqja e tij e menjëhershme mund të sillte kaos në Egjipt.

Protestuesit që kërkojnë dorëheqjen e Mubarakut, pas plot 30 vitesh në pushtet, vijojnë të përleshen me mbështetësit e tij në rrugët e Kajros. Kryengritja erdhi si pasojë e varfërisë, korrupsionit dhe recensionit.

“Jam ngopur. Pas 62 vitesh në shërbimin publik, kam kaluar mjaftueshëm. Dëshiroj të largohem”, theksoi Mubarak gjatë intervistës së dhënë për Christiane Amanpour të ABC News të enjten në mbrëmje.

82-vjeçari i cili vijon të jetë pas pallatit presidencial të mirëruajtur nga garda, u shpreh i shqetësuar nga dhuna që shpërtheu gjatë protestave dhe theksoi se qeveria e tij nuk ishte përgjegjëse për të.

Qeveria e tij ka luftuar për të marrë kontrollin e një kombi të zemëruar, duke ftuar opozitën në bisedime dhe duke u kërkuar falje për dhunën e së enjtes, që la pas të paktën 13 të vdekur.

Lidhur me dhunën e dy ditëve të fundit, ka zëra të cilët thonë se persona të paguar nga qeveria kanë sulmuar protestuesit kundër qeveritarë me gurë.

Në anën tjetër, Mubarak fajësoi lëvizjen opozitare, Vllazëria Myslimane për dhunën në Sheshin Tahrir.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-02-04 09:32
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›