Opozita të bëhet pjesë e reformave, miratimi i Gjykatës Administrative ndihmë për biznesin

Mbledhja e grupit parlamentar të PD-së, Berisha ngre si shqetësim mungesën e konsensusit të opozitës, për Gjykatën Administrative
Kryeministri Sali Berisha kërkoi sot konsensusin e opozitës për të miratuar ligjet në parlament, ku në radhë është ai për Gjykatën Administrative, i cili kërkon 84 vota. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, Berisha tha se opozita nuk duhet të mbajë të mbajë të bllokuar ligjet dhe reformat. “Do të fokusohem edhe një herë tek ligji për Gjykatën Administrative. Shfrytëzojë rastin t’i bëjë thirrje sërish opozitës: të trajtojë me seriozitetin më të madh votimin e këtij ligji. Në qoftë se opozita është e interesuar për një qeverisje të mirë vendore, ajo voton pa humbur kohë ligjin, sepse 70% të subjekteve private janë totalisht në varësi të pushtetit të saj”- u shpreh kryeministri Berisha. Ndërsa theksoi domosdoshmërinë e një kompromisi për këtë çështje, Berisha tha se mazhoranca mbetet e hapur për amendamentet e opozitës, duke përmendur vetëm një kusht, jo emërime politike në këto gjykata. “Ftoj opozitën të paraqes amendamentet, si dëshmi e vullnetit të saj për të ndërprerë abuzivitetin e zyrtarëve të saj por natyrisht edhe të qeverisë. I tërë biznesi i mesëm dhe i madh administrohet nga autoritetet tatimore qendore dhe jo lokale. Në këtë reformë shumë të rëndësishme deputetët e të gjithë spektrit votojnë për të kufizuar arbitraritetin qeveritar qoftë ai qëndron ose lokal mbi biznesin”- theksoi Berisha. Ai shtoi se miratimi i këtij ligji është një “detyrim moral dhe ligjor shumë i madh si i qeverisë dhe opozitës, pasi gjeneratorët e punësimit dhe zhvillimit janë bizneset.
...