E Shtunë, 31 Tetor 2026

PE diskuton nesër raportin e Chountis për Shqipërinë

Parlamenti Europian do të diskutojë dhe do të votojë ditën e nesërme, raportin e eurodeputetit Nikolaos Chountis mbi integrimin europian të Shqipërisë. I marrë në shqyrtim në datën 1 qershor, raporti u shty për shkak se u konsiderua i paplotë nga krerët e Parlamentit Europian. Deputeti grek nuk kishte përfshirë në raport disa fakte shumë thelbësore për rrugën europiane të Shqipërisë siç është përshembull, dorëzimi i aplikimit për statusin e vendit kandidat. Krerët më të lartë të Parlamentit Europian janë shprehur qartazi “pro” integrimit europian të vendit tonë, duke vlerësuar progresin e bërë me reformat.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›