E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irineji si Pavle

Edhe një vizitë provokuese për shqiptarët

Patriarku i ri i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej Gavrilliviq, gjoja me lejen e Qeverisë, këtyre ditëve ka vizituar Kosovën. Qysh në ceremoninë e inaugurimit të tij kishte thënë se do ta mbështesë shtetin serb për ta rifituar Kosovën. Edhe ky si pasardhësi i tij, Pavle, sa ishte gjallë, nuk ka hequr dorë nga idetë shoviniste serbe për ripushtimin e Kosovës. Vizitën në Patrikanën e Pejës, shovinisti Irinej e shfrytëzoi për të dhënë deklarata provokuese politike. Edhe e ky e ka përsëritur qëndrimin se Kosova është Jerusalem për Serbinë. Vizita i Irenejit ishte edhe një provokim i radhës për qytetarët e Pejës dhe për Kosovën .Irineji haptazi u kërcënua se duhet të realizohen kërkesat e popullit serb. Gjatë kësaj vizite, Irineji u shoqërua edhe nga dy shovinistët e tjerë, Goran Bogdanoviq dhe Bogolub Shijakoviq.
Edhe njëherë tjetër klerikët shovinistë serbë treguan se nuk kan kurgjë të përbashkët me religjionin. Madje-madje Kisha Ortodokse Serbe ishte nxitësja kryesore për gjenocidin e ushtruar mbi shqiptarët. Lirisht mund të konkludohet se popat serbë ishin më përgjegjësit për shfarosjen në masë të shqiptarëve dhe të myslimanëve gjatë shpërbërjes së ish-Jugosllavisë.
Edhe në vitin 2005, pikërisht në Patrikanën e Pejës, mesazhe të tilla antishqiptare kishin lëshuar Pavle dhe Koshtunica, të cilët me lejen e UNMIK-ut e patën vizituar Kosovën. Pavle nuk pushoi kurrë së hedhuri gurë e dru mbi shqiptarët. Ai, në grahmat e fundit të jetës, bëri përpjekje t´i mbajë gjallë shpresat e rreme serbe për Kosovën si djep i serbizmit. Përfaqësuesit e Kishës Serbe, në vazhdën e tubimeve antishqiptare, kohë më parë kërkuan nga shteti serb që edhe me forcë ta ruajë tërësinë territoriale. Me këso kërkesash të delegjitimuara, klerikët serbë iu patën drejtuar edhe OKB-së. Klerikët flasin edhe për 15 përqindëshin e territorit që kurrë nuk u ka takuar. Ata nuk ngurrojnë të flasin për drejtësinë, ligjin dhe moralin!!!
Klerikët ortodoksë serbë dhe “Sinodi i Shenjtë”, u bënë krahu më i fortë i kryekriminelit Millosheviq për shfarosjen e qenies shqiptare në luftën e fundit. Vizita e Pavles, dhe tash e Irinejit, u bënë me qëllim të caktuar dhe ndjellakeq. Këta emisarë shovinistë serbë shumë i provokuan ndjenjat e shqiptarëve. Ardhja e Irinejt u bë pikërisht në kohën kur shumë zyrtarë serbë po e kërkojnë ndarjen e Kosovës dhe në kohën kur në shtator pritet mendimi i GJND-së për Pavarësinë e Kosovës. Edhe kjo vizitë sigurisht se do të lërë pasoja politike. Ardhja e Pavles dhe Koshtunicës në vitin 2005, edhe la pasoja. Nuk kaloi shumë kohë dhe filluan së ndërtuari muret e tipit kinez rreth kishave. Një mur i tillë kishte filluar rreth Manastirit të Deçanit. Jo vetëm që filloi ngritja e murit mesjetar serb por banorëve deçanas, siq dihet, iu morën padrejtësisht afër 800 hektarë tokë. Një veprim të tillë e kishte bërë edhe Patriarkana e Pejës, e cila e ndërtoi murin e lartë buzë rrugës që shpie për trevën e Rugovës, duke i dhënë asaj imazh të keq.
Tendenca kryesore e Serbisë është veriu i Mitrovicës, pushteti lokal në tetë komuna të reja me shumicë serbe, sipas planit të decentralizimit, si dhe krijimi i miniterritoreve perreth kishave, të cilat do të kontrolloheshin nga Beogradi.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›