E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita të marrë përgjegjësitë për të miratuar reformën në drejtësi

Edhe ambasadori i KE-së, Helmut Lohani bën thirrje opozitës të rikthehet në parlament

Komisioni Evropiani bën thirrje Partisë Socialiste që të rikthehet sa më parë në parlament për të miratuar reformat në bashkëpunim me qeverinë. Ambasadori i KE në Tiranë, Helmut Lohan, gjatë konferencës mbi sistemin gjyqësor, u shpreh se rikthimi i opozitës në parlament është kusht për hartimin e ligjeve që do të jenë baza e një reformimi të thellë në sistemin gjyqësor. Lohan deklaroi se bashkëpunimi i politikës është kusht për progresin e Shqipërisë. Sipas tij është e nevojshme një konsensus politik për miratimin e projekt ligjeve për sistemin e drejtësisë.
“Duhet të arrihet një marrëveshje politike për reformën në gjyqësor. S’bëhet fjalë për sundim të ligjit nga pozita apo opozita. Debati politik duhet të vazhdojë në parlament”, tha ai.
Të njëjtin apel për politikën bëri dhe Presidenti i Republikës Bamir Topi. Si kryetar shteti, ai kërkoi bashkëpunim dhe dialog, si e vetmja rrugë për të realizuar reformat në sistemin e drejtësisë si kushtet e vëna nga ndërkombëtarët.
I ftuar në hapjen e konferencës për reformimin e sistemit gjyqësor, organizuar nga EURALIUS, Ministri i Drejtësisë Bujar Nishani deklaroi se qeveria është e vendosur të zbatojë reformën në drejtësi, si kusht për integrimin drejt Bashkimit Evropian. Nishani theksoi se transparenca duhet të rrethojë sistemin e drejtësisë, ndërsa sfidat do të mund të realizohen vetëm nëpërmjet një bashkëpunimi racional.
Progres-raporti për Shqipërinë i publikuar pak ditë më parë, nënvizoi disa nga sfidat me të cilat përballet sistemi i së drejtës. Ambasadori Gjerman, Bernard Borchard dhe shefi i misionit Euralius Ronald Miklau deklaruan se duhet shumë punë për të ndryshuar sistemin e së drejtës në vend, që nisin me transparencën, efiçensën dhe rikthimin e besimit tek publiku. Ata kërkuan dokumentimin e shkeljeve që kryhen nga gjyqtarët gjatë punës së tyre dhe materialet t’i dërgohen prokurorisë për një procedim penal.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›