Opozita te premten I rikthehet protestes. Komisioni PS ankohet ne kushtetuese
Socialistet do te rinisin te premten e kesaj jave protestat. Grupi parlamentar I partise me me te madhe ne opozite percaktoi serish te premten si daljen ne rruge te popullit opozitar, ne nje proteste qe eshte deklaruar se do te jete ndryshe nga te meparshmet, por detajet do te behen te ditura ne ditet ne vijim.
“Këtë të premte populli opozitar do të jetë përsëri në rrugët e protestët. Demonstrata e së premtes do ketë një formë krejtësisht tjetër që do i bëhet e njohur qytetarëve duke filluar nga nesër” tha Tahiri.
Deputetet socialiste gjithashtu firmosen nje kerkese qe do ti depozitohet gjykates kushtetuese per shpalljen antikushtetuese te komisionit hetimor te mazhorances qe ka vendosur sipas socialistit Saimir Tahiri, nen hetim kreret e institucioneve te pavarura.
“Deputetët e Grupit parlamentar të Partisë Socialiste sapo firmosën kërkesën për shpalljen antikushtetues të komisionit hetimor të ngritur nga Saliu, për të penguar drejtësinë të bëjë drejtësi, duke dhunuar Presidentin e Republikës, Prokuroren e Përgjithshme, Drejtorin e Shërbimit Informativ dhe vetë opozitën. Ne nuk do të tërhiqemi asnjë milimetër pa u dorëzuar 6 komandantët e Gradës dhe pa rikthyer Policinë e Shtetit në kornizën e ligjit. Popullit shqiptar i ka lindur e drejta të mbrojë Kushtetutën dhe veten nga një grusht shteti brenda shtetit, të cilit ne do i kundërvëmë të gjithë fuqinë e rezistencës sonë paqësore” tha Tahiri.
Me heret selia roze kerkoi nepermjet deputetes se tiranes Vasilika Hysi zbatimin e urdhrit te prokurorise per 6 gradistet
“Duhet ta ketë të qartë se 6 gardistët që po mbron ai të dorëzohen sa më parë organit të prokurorisë. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë ndaj drejtuesve të policisë që nuk zbatojnë këtë urdhër të prokurorisë ka vend të fillojë urgjentisht procedimi penal” tha Hysi.
PS u rikthet protestave, nje jave pas homazheve ne bulevardin Deshmoret e Kombit, detajet e saj do te percaktohen nga mbledhja e grupit te punes te percaktuar ne PS.
Rovena Moçka