Ngjallen debatet per qeverine e re ne Kosove
Ne Kosove shpallja e rezultateve perfundimtare te zgjedhjeve ka ngjallur edhe debatet per koalicionin e ri qeverises ne vend. Kryetari i Partise Demokratike te Kosoves fituese e ketyre zgjedhjeve Hashim Thaci paralajmeroi sot nje proces te shpejte te themelimit te qeverise se re qe sipas tij do te jete shume perfshirese e shumetnike duke lene te kuptohet se nuk deshiron te beje koalicion me vetem nje parti politike shqiptare dhe me pakicat por e do nje koalicion me te gjere.
Partia Demokratike e Kosoves eshte zotuar per krijimin e shpejte te institucioneve te dala nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Zotimi pasoi shpalljen e rezultateve perfundimtare sipas te cilave fituese e ketyre zgjedhjeve eshte Partia Demokratike e Kosoves e cila do te kete 34 deputete ne Parlamentin 120 vendesh. Ajo pasohet nga Lidhja Demokratike e Kosoves me 27 deputete levizja Vetevendosje me 14 Aleanca per Ardhmerine e Kosoves me 12 dhe Aleanca Kosova e Re me 8 deputete. Nderkaq pjesa tjeret prej 25 deputetesh eshte ndare nga partite politike nga radhet e komuniteteve pakice. Kryeministri ne doreheqje Hashim Thaci tha se Kosova shume shpejt do te kete qeverine ne baze te vullnetit te shprehur te qytetareve te saj.
Tanime definitivisht dihet boterisht legjitimiteti i qytetareve te vendit. Parti fituese me nje rezultat bindes eshte PDK. E ritheksoj edhe njehere menjehere me certifikimin e rezultatit zgjedhor do te kemi qeverine e re shumetnike shume perfshirese ne kuptimin politik dhe standardeve euroatlantike tha ai.
Por as sot zoti Thaci nuk foli konkretisht per partneret e mundshem te koalicionit qeverises. Ai pritet qe edhe zyrtarisht te filloje bisedime me partite politike te cilat kane qendrime te ndryshme kundruall qeverise se re. Kryetari i Lidhjes Demokratike te Kosoves Isa Mustafa tha se do ti pergjigjet cdo ftese per bisedime por kjo parti eshte e vendosur te qendroje ne opozite.
Ftese nuk kemi marre. Natyrisht se LDK-ja do te pergjigjet ne cdo ftese te cilen e merr por kjo nuk do te thote assesi qe ne do te hyjme ne negociata per koalicion me Partine Demokratike tha zoti Mustafa
Nje qendrim te njejte kunder perfshirjes ne koalicionin e ri qeverises ka mbajtur edhe levizja Vetevendosje ndersa Aleanca per Ardhmerine e Kosoves dhe Aleanca Kosova e Re mbeten partneret e mundshem ne koalicionin qeverises. Nenkryetari i Aleances per Ardhmerine e Kosoves Ahmet Isufi tha sot se kjo parti eshte e hapur per te dyja mundesite te hyje ne qeveri apo te mbetet ne opozite.
Qeveria e Kosoves duhet te jete ajo qe i sherben qytetareve dhe vendit tone e jo vendi te jete per qeverine sepse cdo qeveri duhet te jete e pergjegjshme para vendit. Kjo qe ishte nuk tregoi nje nivel te tille prandaj them se AAK merr pjesen e pergjegjesise se vet qofte nese hyn ne qeveri apo mbetet ne opozite tha zoti Isufi.
Kjo parti ka hedhur disa here kerkesen qe te kete postin e kryeministrit ne qeverine e re por nuk ka hedhur poshte as mundesine qe te kenaqej me postin e presidentit te vendit. Nderkaq Aleanca Kosova e Re ka vene si kusht per perfshirje ne koalicionin e ardhshem postin e presidentit per udheheqesin e saj Behgjet Pacolli.
Jo zyrtarisht mundesite jane vene ne tryeze perfshire edhe postin e kryetarit te Parlamentit por bisedimet zyrtare presin certifikimin e rezultateve i cili do ta varet nga afatet ligjore per shqyrtimin e ankesave te mundshme te partive politike apo edhe kandidateve te tyre. Nje muaj pas certifikimit te rezultateve duhet te mblidhet parlamenti i Kosoves. Afatet per krijimin e institucioneve te reja mund te shkurtohen nga nje marreveshje politike.