Berisha per trazirat e 21 janarit Ska dialog pa ndeshkimin e pucisteve

Kryeministri Sali Berisha mbyll dyert e dialogut me opozitën deri në zbardhjen e ngjarjeve të 21 janarit apo deri në ndëshkimin ligjor të puçistëve sic i quajti ai. “Ne kemi respektuar dhe do të respektojmë opozitën me vendosmëri të madhe. Jemi të hapur për ëdo dialog, por kjo pasi puëistët të marrin ndëshkimin e merituar ligjor” tha Berisha.
Kreu I qeverisë duke folur para deputetëve demokrat, kryeministri shprehu mirënjohje për mbështetjen që I është dhënë qeverisë nga partnerët ndërkombëtar dhe sidomos Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai vlerësoi përfshirjen e ekspertëve amerikanë në zbardhjen e 21 janarit ndërsa e vlerësoi të domosdoshëm, ngritjen e komisionit hetimor nga parlamenti në kushtet kur sipas tij prokuroria u kompromentua.
“Në një institucion hetimi fund e krye të kompromentuar, me projekte dhe plane të qarta të stadit B, hetoj ekspertë e prokurorë, juristë të shkëlqyer të këtij vendi dhe unë kam besim të plotë tek ky hetim dhe shqiptarët do të kenë besim të plotë tek ky hetim. Ngritja së komisionit hetimor për hetimin e puçit u bë i domosdoshëm për shkak të kompromentimit total të procesit të hetimit në prokurorinë e përgjithshme” tha Berisha.
Me hëret në mbledhjen e komitetit ndërministror të integrimit kryeministri theksoi se do të ketë bashkëpunim në parlament me ata që dënojnë dhunën.
Ata të cilët duan të dënojnë puëin, dhunën, zjarrin, plumbat, tritolet, ndaj institucioneve shtetërore dhe besoj se bashkëpunimi në parlament është rruga më e mirë për të ardhmen e tyre dhe të vendit, do të ketë hapësirë të plotë” tha Berisha.
Kreu i qeverisë tha se ngjarjet e 21 janarit kanë dëmtuar procesin e integrimit të vendit në BE, por theksoi se do të bëhet çdo përpjekje për të tejkaluar këtë situatë