E Diel, 1 Nëntor 2026

OSBE Hetim sa me te shpejte 21 janarit. Media rol kyc

Ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ojgen Volfart, ndërsa thekson nevojën për të hetuar plotësisht dhe sa më shpejt ngjarjet e dhunshme që ndodhën në Tiranë, më 21 janar 2011, nxit të gjitha organet përkatëse të veprojnë në përputhje me shtetin e së drejtës dhe të respektojnë pavarësinë dhe lirinë e medias.

“Media luan një rol kyç në demokraci dhe në shoqërinë e lirë. Unë i nxis të gjitha institucionet të mbështesin median në detyrën e saj të lartë për të vënë në dispozicion të publikut të dhëna faktike”, deklaroi Volfart.

Sipas tij, kjo duhet të bëhet në përputhje me ligjin, në frymën e lirisë dhe të demokracisë. “Gazetarët duhet të kenë besimin se kjo është baza e punës së tyre profesionale, ashtu sikundër edhe shprehja e opinioneve, si kontribut për formimin e opinionit publik”, thuhet në deklaratën e kreut të OSBE-së.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›