E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kerkesa e komisionit per tabulatet Rama Berisha po sulmon median

Protestat  e opozites kete te premte do te zhvillohen ne menyre te njëkohshme ne kater qytete te vendit, perfshi edhe kryeqytetin. Tirana, Vlora, Korca dhe Lezha jane qytetet e përzgjedhura nga selia roze per te protestuar te premten e kësaj jave, vendim i bere publik nga vete kryetari i partise me te madhe ne opozite Edi Rama ne nej dalje pasditen e se henes marre shkas nga përfshirja ne hetimin e komisionit ngritur nga mazhoranca edhe te kater gazetareve. Sipas Rames kjo perben nje pershkallezim sipas tij te sulmit te mazhorances ndaj nje tjeter pushteti te pavarur si media.

“Saliu që sulmon me gurët e antikushtetutshmërisë të gjithë, deri edhe gazetarë të padëshiruar. Çdo ditë që kalon nxjerr në pah të drejtën e kauzës sonë. Të premten në do të ridalim në rrugën e rezistencës paqësore duke demonstruar në rrugët e Tiranës, Lezhës, Vlorës e Korçës. Sot më shumë se kurrë, kjo nuk është beteja e jonë në krye të popullit opozitar, po beteja jonë bashkë me popullin, që kërkon liri e të drejta të panegociueshme në një Shqipëri e cila në asnjë mënyrë s’mund të kthehet në kohën e zezë të partisë shtet a shtetit parti” tha Rama.

Protestat qe kete te premte jane te shpërndara ne kater qendra te medha te vendit, javen e ardhshme do t’u shtohen edhe dy  qytete  te tjera, dhe keshtu do te vijohen proteste pas proste deri sa te mbërrihen ne zhvillimin e  tyre ne menyre te njëkohshme ne te gjitha qytetet e vendit, pohojne burime brenda PS pas mbledhjes se grupit te punes pasditen e se henes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›