Breshëri armësh në Kamëz, 1 i plagosur
Krushqia e prishur mes dy familjeve ka përfunduar në plagosjen e dy persoanve. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të bashkisë së Kamzës , ku dy personat Ilia Kokali dhe Beqar Musai që po lëviznin me automjetine tyre tip Golf janë qëlluar me breshëri armësh. Këta persona janë dërguar menjëherë në spitalin ushtarak ku pasagjeri i mjetit Beqar Musai i është nënshtruar një ndërhryrje kirurgjikale në stomak, ndërsa Ilia Kokali është në gjendje të mirë shëndetësore dhe ka pësuar vetëm një gërvishtje. Burime paraprake të policisë bëjnë të ditur se shkak për këtë ngjarje është bërë një mosmarrëveshje krushqie. Konflikti ndodhi pak ditë më parë kur një vajzë nga familja Lika ,e ndarë nga i shoqi tentoi të vrasë veten me fostoksinë, ngjarje kjo e cila ka shqetësuar familjarët e vajzës , të cilët kanë vendosur të hakmerren ndaj ish dhëndrit Kokali Kështu ata kanë ndjekur makinën e Ilia Kokalit, ndaj të cilit është zbrazur një breshëri plumbash ndaj tij. Por që ka pësuar vetëm gërvishtje të lehta dhe nuk rrezikohet jeta, ndërsa pasagjeri që e shoqëronte është më rëndë. Menjëherë pas kësaj ngjarje forcat e policisë kanë mbërritur në vendgjarje dhe kanë nisur hetimin e kësaj ngjarje, ndërsa është identifikuar autori i kësaj ngjarje që është Klodian Lika dhe kushërirri i tij M. Lika të cilët janë shpallur në kërkim. Ndërkaq për kushëririn e Klodian Likës policia dyshon se është personi që ka kryer atentatin ndërsa ka shoqëruar për në polici disa anëtarët të familjes Lika për tu marrë në pyetje për këtë ngjarje.