E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozitarët në Këshillin Bashkiak: Basha po mashtron me buxhetin

Pas deklaratave të Kryetari të bashkisë Lulzim Basha, në lidhje me rikonstruksionin e çerdheve me buxhetin e 2012 ka reaguar menjëherë opozita në Këshillin Bashkiak (KB), sipas të cilëve Basha duhet të lërë politikat e mashtrimit dhe të bëjë publike projektbuxhetin e bashkisë së Tiranës.

Grupi i opozitës në KB shpreh shqetësime në lidhje me vonesat në diskutimet për projektbuxhetin, duke i cilësuar këto të fundit si të pajustifikueshme. Basha deklaroi se Tirana do të ketë një buxhet 3 herë më të lartë në drejtim të investimeve publike. Ai ka theksuar se projektbuxheti për vitin 2012 është gati dhe brenda kësaj jave do të konsultohet me qytetarët.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›