Bllokimi i ndihmave humanitare, Rusia akuzon BE-në
Rusia akuzon BE-në për bllokimin e ndihmave humanitare për serbët e Kosovës. Me anë të një deklarate të MPJ-së ruse thuhet se zyrtarët e BE-së përdorin arsye nga më të ndryshmet, për të penguar hyrjen e kamionëve në Kosovë.
Mësohet se kamionët me 248 tonë ndihma, kanë mbërritur ditën e martë në Jarinë, por në Kosovë janë lejuar të hyjnë vetëm dy, ndërsa kamionët e tjerë gjenden në territorin e Serbisë.