“Opozitës iu dha dy ditë kohë para se të zhvillohej debati për programin qeverisës në Kuvend”

Taulant Balla i hap gropën vetes me botimin e procesverbalit të 2005
Jeniçeri i Edi Ramës, Taulant Balla duke vënë vetullat nxori sytë. Duke dashur të mohojë faktin që opozitës parlamentare në 2005, iu dha dy ditë kohë të përgatiteshin për debat rreth programit, Balla ka botuar procesverbalin, por në mes të cilit vërtetohet fakti që iu është dhënë dy ditë përpara. “Më poshtë, po bëj publik procesverbalin e Seancës Plenare të datës 9 Shtator 2005; atëherë prezantohej dhe miratohej Programi dhe Qeveria e Sali Berishës, pas rotacionit politik të vitit 2005,”- ka shkruajtur deputeti socialist Taulant Balla në faqen e tij në Facebook. – “Në këtë seancë, grupeve parlamentare (opozitës) iu la vetëm një gjysmë ore kohë për për paraqitjen e pyetjeve. Seanca filloi në orën 17.00, mbajti Kryeministri fjalën, dhe në orën 20.00, filloi debati parlamentar për Programin e Qeverisë. Procesverbali “E premte, datë 9.9.2005, ora 17.00. Drejton seancën Kryetarja e Kuvendit, zonja Jozefina Topalli. (Jozefina Topalli: Të nderuar deputetë, të ftuar të pranishëm! Siç ishte lajmëruar, në bazë të nenit 110 të Rregullores, sot është thirrur seanca për të shqyrtuar dhe për të miratuar programin e Qeverisë dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave. Fillojmë me paraqitjen e programit politik të Qeverisë për periudhën 2005-2009. Do të kemi pyetje rreth programit të Qeverisë, siç ramë dakord në Konferencën e Kryetarëve, rreth gjysmë ore për të depozituar pyetjet, meqenëse tashmë ato janë të përgatitura, sepse program është dorëzuar dy ditë përpara. Pas kësaj gjysmë ore do t’i jepet përafërsisht një orë kohë kabinetit për t’u përgatitur për t’ju përgjigjur pyetjeve”.