E Shtunë, 31 Tetor 2026

Opportunity zbulon shkëmbinj në Mars

Roboti i vjetër Opportunity në Mars ka bërë një prej zbulimeve më domethënës gjer më sot. Roboti 9 vjeçar ka identifikuar shkëmbinj, të cilët shkencëtarët besojnë se janë argjilë.

Prania e tyre është një tregues se shkëmbi, i quajtur Esperance, është ndryshuar dikur të në kaluarën përmes një kontakti të gjatë me ujin. Opportunity ka pasur një periudhë pezullimi, por shkencëtarët thonë se ky është shembulli më i mirë gjer më sot.

“Kemi zbuluar prova për ujë në Mars që kur zbarkuam për herë të parë në 2004. Nëse shikoni të gjitha gjetjet që kanë lidhje me ujin të kryera nga Opportunity, pjesa më e madhe e tyre tregojnë përqendrim uji me një pH të ulët, pra ishte acid. Argjiri ka prirjen të formojë një pH më neutral. Ky është uji që mund të pihet.” - thotë specialisti Steve Squyres. 

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›