VV dërgon në Kushtetuese Marrëveshjen e Brukselit
PRISHTINE - Lëvizja Vetëvendosje do ta dërgojë në Kushtetuese Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes nëse ai ratifikohet në Kuvend.
Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu Krasniqi e ka quajtur marrëveshjen antikushtetuese në të gjitha pikat përbërëse të saj. Ndërkohë që pas diskutimit në Komisionin për legjislacion anëtarët e tij nuk kanë arritur të votojnë pro dërgimit të Projektligjit dhe planit të zbatimit në Kuvend për ratifikim.
Kjo pritet të martën në mesditë, kur do të mblidhet sërish komisioni. Kreu i këtij komisioni, Arben Gashi, ka thënë se ka qenë kundër dërgimit për ratifikim në Kuvend të Planit të zbatimit, në kuadër të marrëveshjes.
Sipas Gashit në të gjitha anekset e këtij projektligji ka s’përputhje të madhe. Ndërsa zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi ka konfirmuar para anëtarëve të Komisionit se një pjesë e strukturave te sigurisë që veprojnë në veri do të jetë pjesë e institucioneve të Kosovës.
(er.nu/tg/BalkanWeb)