Levizja pa viza frenon trafikun e emigranteve te paligjshem drejt Greqise

Levizja pa viza e qytetareve shqiptare ka frenuar trafikun e emigranteve te paligjshem drejt Greqise. Pas gati 20 vitesh te dhenat e policise flasin per te dhena te paperfillshme te riatdhesimit te emigranetve. Por policia vazhdon nderkaq te perballet me forma te krimit si transportimin e lendeve narkotike dhe trafikun e mjeteve motorike.
Pas gati 20 vitesh tranzicion Shqiperia ka nisur te marre fryme e lehtesuar nga trafiku i emigranteve te paligjshem shqiptare. Te dhenat policore flasin per shifra te paperfillshme te riatdhesimit te emigranteve qe bllokohen ne Greqi ndersa ne brezin e kufrit tokesor mes te dy vendeve mungon teresisht kalimi i paligjshem i kufirit.
Levizja e qytetareve shqiptare pa viza ka sjelle frenimin e kesaj dukurie qe ishte nga me problematiket thote per Zerin e Amerikes zedhenesi i Drejtorise se Policise se Gjirokastres Gentian Mullai. Frenimi i trafikut te emigranteve ka lene pa pune edhe gati nje industri te tere kriminale qe merrej me gjetjen e kontigjenteve te emigranteve klandestine ne zona te ndryshme te Shqiperise pergatitjen e dokumenteve te fallsifikuara per depertimine tyre ne Greqi transportimin dhe levizjen e tyre.
Ne Gjirokaster dhe ne zonat kufitare mjedise ku lulezonin forma te tilla te trafiqeve edhe nen hunden e policise tani jane te braktisura.
Zedhenesi i Policise se Gjirokastres Mullai thote se tani policia po angazhohet me fort ne format e tjera te krimit ne kufi sic jane ato qe lidhen me trasportimin e lendeve narkotike dhe trafiku i mjeteve motorike. Keto mjete grabiten ne Greqi dhe futen ne menyre te paligjshme ne Shqiperi nga kufiri tokesor.
Policia e Gjirokastres tha se ka goditur se fundi njerin prej grupeve qe transportonte lende narkotike drejt Greqise. Nga hetimet grupi e ushtronte aktivitetin ne rrethet Gjirokaster Sarande dhe Delvine. Policia tha se ka arrestuar dy persona dhe eshte duke hetuar mbi disa te tjere. Makina me lende narkotike e ketij grupi ishte bllokuar ne shtator te viti te shkuar me rreth 150 kilograme hashash dhe pas hetimeve disa mujore eshte zbardhur se fundi ngjarja kriminale.