E Shtunë, 31 Tetor 2026

Oprah Winfrey, më e paguara në listën e emisioneve televizive në SHBA



Oprah Winfrey paguhet 315 milionë dollarë në vit për shoun e saj televiziv, “The Oprah Winfrey Show”. Ylli televiziv, shou i të cilës do të përfundojë në shtator të vitit 2011 pas 25 sezonesh, ka kryesuar listën e emisioneve televizive në SHBA, me një shumë tronditëse prej më shumë se sa mbledhja e fitimeve të katër të tjerëve të renditur më pas.
Judge Judy Sheindlin dhe David Letterman, të cilët zënë pozitat dy dhe tre, fitojnë nga 45 milionë dollarë dhe 28 milionë respektivisht, ndërsa Jay Leno me shoun “Tonight Show”, mbledh 25 milionë dollarë në vit. Të tre këta së bashku me të pestin e renditur, Conan O’Brien, i cili fiton 10 milionë, nuk arrijnë të fitojnë as sa gjysma e asaj që fiton Winfrey.

13 Gusht 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›