Optimizëm në kombëtare:Bjellorusia, ndeshja e sezonit
TIRANE- Një barazim ose një humbje do të thotë edicion i dështuar. E dinë mirë një gjë të tillë në kampin e kombëtares, në prag të sfidës së shtunës ndaj Bjellorusisë. Skuadra e drejtuar nga Bernd Shtange është etiketuar që në fillim si rivalja kryesore në grup, për arritjen e vendit të katërt dhe për ngjitjen një vazo më lart. Katër ndeshjet e para gjithsesi kanë treguar të kundërtën. Bjellorusia nuk është më ajo e sezoneve të shkuara dhe me një brez të ri e të talentuar, këtë edicion ka marrë 2 fitore dhe 2 barazime, duke mbajtur vendin e dytë në grup, një pikë më poshtë se Franca. “Në ‘Qemal Stafa’ çdo skuadër e huaj ka pasur probleme, pse të mos ketë Bjellorusia? – deklaroi mbrojtësi Andi Lila. – Për ne është ndeshja më e rëndësishme e sezonit dhe shpresoj t’ia dalim mbanë”, shtoi ai, që nga qendra e grumbullimit të ekipit kombëtar në Durrës. Shqipëria megjithatë u mund 2-0 në ndeshjen e tetorit në Minsk, madje duke u dominuar totalisht nga skuadra vendase. “Në Bjellorusi kishim shumë mungesa, faktori fushë ishte shumë i rëndësishëm dhe po ashtu, kushtet atmosferike ishin tepër të ndryshme nga ato në Tiranë, - shpjegon Andi Lila. – Ata janë një ekip i mirë dhe duhen respektuar, por nuk besoj se kanë ndonjë diferencë të madhe nga të tjerët që kanë ardhur në “Qemal Stafa”. Them se janë një skuadër normale dhe që ne mund ta mposhtim. Veç kësaj, kjo është një sfidë direkte për të matur forcat tona dhe them se do të jetë një ndeshje e bukur për t’u parë”, shtoi mbrojtësi i përfaqësueses.
Pa frikë
Takimet e fundit kanë treguar se kombëtarja shqiptare vazhdon të ketë probleme të shumta në këto momente. Ndeshja miqësore e 9 shkurtit me Slloveninë konfirmoi se ekipi ka nevojë për një organizator dhe për këtë arsye, Kuzhe ka rikthyer në skuadër Ervin Skelën. Megjithatë, probleme ka edhe në mbrojtje, ku mungojnë Dallku e Curri. “Teli me sllovenët bëri një lojë shumë të mirë, kështu që shpresoj që mungesat të mos jenë problem, - deklaroi mbrojtësi Ansi Agolli, një nga lojtarët më të mirë të kombëtares në këto momente. – Ditën e shtunë na pret një ndeshje shumë e rëndësishme, por ne do të tregojmë se kush jemi”, shton ai. Por, miqësorja me Slloveninë tregoi se ka edhe futbollistë që nuk janë në formë. “Është një periudhë jo shumë ideale për ne, pasi shumë lojtarë janë në fazë përgatitore ose sapo kanë nisur të luajnë, - shpjegon Agolli. – Kam parasysh ata që luajnë në Ukrainë, në Kroaci apo në vende të tilla”. E megjithatë, Ansi Agolli është nga ata që e sheh më me optimizëm situatën e ekipit kombëtar. “Nuk duhet të shihni dy ndeshjet e fundit, pasi ato ishin vetëm miqësore, - thotë ai. – Ndërsa në Bjellorusi u mundëm, sepse ndoshta nuk dhamë më të mirën tonë dhe sepse kishim shumë mungesa. Por, këtë herë do të jetë ndryshe, pasi luajmë në fushën tonë dhe ekipi është më i plotë. Mungesa e Skelës? Është e vërtetë se në dy ndeshjet e fundit na ka munguar një futbollist që të lidhë mesfushën me sulmin, por Skela tani është rikthyer”, deklaroi më tej futbollisti i kombëtares.
Grumbullimi
Kombëtarja shqiptare ka nisur sot përgatitjet me kohë të plotë, ndërsa trajneri Josip Kuzhe ka zhvilluar vetëm një seancë stërvitore. Kroati ka filluar të flasë kokë më kokë me lojtarët, duke u sqaruar se çfarë kërkon për ndeshjen e 26 marsit. Bjellorusia realisht është një kundërshtar më në formë se Shqipëria dhe kjo skuadër do të vijë në Tiranë për të marrë 3 pikët, thelbësore në objektivat për kualifikim.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)