Bale nënshkruan marrëveshje të re

Tottenhami ka arritur marrëveshje të re me anësorin Gareth Bale, i cili ka nënshkruar kontratë të re katërvjeçare.
21-vjeçari, i cili e ka ngritur veten si një prej lojtarëve më të mirë në botë këtë sezon, ka konfirmuar besnikërinë e tij ndaj Spursave, pavarësisht interesimit të shumë top-klubeve evropiane.
“Po kënaqem me futbollin tim te Tottenham. Dua të vazhdojmë të ecim përpara si ekip dhe me shpresa se mund të arrijmë gjëra të mëdha. Ne kemi një ekip të shkëlqyeshëm që është ende i ri. Është mrekulli t`ia japësh besimin klubit, dhe shpresoj se ne mund të arrijmë atë që besojmë se mund ta arrijë ky ekip”.
“Lojtarët duan atë që duan fansat, dhe të luash para këtyre fansave është përvojë e veçantë. Përfundimisht besoj se ne do të mund të luftojmë për titull shumë shpejt. Kjo është arsyeja se pse nënshkrova”, ka thënë mes të tjerash Bale gjatë një prononcimi për ueb faqen zyrtare të klubit.