E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gattuso: Më mirë Kaka se Balotelli

Mesfushori i Milanit, Gennaro Gattuso, ka deklaruar se ai do ta dëshironte rikthimin e yllit të Real Madridit, Kaka, në San Siro.

Së fundmi spekulohet se braziliani, i cili ka pasur probleme me dëmtimet, mund të kthehet te ish-skuadra e tij, ndërkohë flitet edhe për mundësinë e transferimit të sulmuesit të Manchester Cityt, Mario Balotelli, te Milani.

Ndërsa, "Rino" preferon më mirë të luajë krahas ish-bashkëlojtarit të tij, sesa të ketë në skuadër ish-sulmuesin e Interit.

“Kaka, ai ka bërë histori me Milanin dhe nëse ai duhet aq shumë do të thotë se ai ka bërë mirë. Ne po e presim”, ka thënë Gattuso për La Gazzetta dello Sport.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›