E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ribery do të qëndrojë tek Bajerni

Gjermani, 22 Mars NOA – Alain Migliaçio, agjenti i Frank Ribery, për calciomercato.it ka theksuar se e ardhmja e talentit të Bajernit, futbollist i cili është objektiv i shumë klubeve të mëdha të Evropës, nuk do ë jetë larg Munihut.

“Nuk mendoj se Frank do të lërë Bajernin. Ka një kontratë deri në vitin 2015 me klubin bavarez dhe momentalisht mendimi i tij i vetëm është arritja në katër vendet e para për të pasur pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve vitin e ardhshëm”, – bëri të ditur Migliaçio.

“Vitin e ardhshëm finalja e Ligës së Kampionëve do të zhvillohet në Gjermani, në Allianz Arena dhe ky është një okazion shumë i madh për të cilin Bajerni nuk ka ndërmend të heqë dorë për të luftuar”, – përfundoi ai.

r.b/NOA

Lajme të ngjashmeInter mund Bajernin, italianët spektakël para gjermanëve Inter kërkon përforcime tek Bajerni Lidhje: Bajern, Ribery

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›