E Shtunë, 31 Tetor 2026

Katanec dhe Bexheti, fajtore për mospërfshirjen e shqiptarëve në reprezentacion

Nga Maqedonia, Reshat Ibrahimi
Kataneci vjen tri ditë dhe shkon. Ku e di ai se kush luan dhe kush nuk luan. Fajin më të madh e ka edhe Rexhep Bexheti dhe të tjerët që rrinë në FFM dhe ju duket këndshëm në kolltukët e Federatës", thotë Ertan Demiri. Mospërfshirjen e tyre në përfaqësuesen e Maqedonisë në futboll disa nga futbollistët më të mirë shqiptar që luajnë në Kampionatin vendor pothuajse e kanë pritur. Për futbollistin e Vardarit të Shkupit, Ertan Demiri fajin që nuk përfshihen lojtarët shqiptar në reprezentacionin e Maqedonisë nuk e ka vetëm seleksionuesi Katanec, por edhe përfaqësuesit shqiptar të cilët janë ulur në kolltukët e FFM-së. Image Hosted by IMGLOAD.com "Kataneci vjen tri ditë dhe shkon. Ku e dinë ai se kush luan dhe kush nuk luan. Fajin më të madh e ka edhe Rexhep Bexheti dhe të tjerët që rrinë në FFM dhe ju duket këndshëm në kolltuqet e Federatës. Madje mund të them se nga përfaqësuesit shqiptar kemi dëgjuar duke thënë se s'ka futbollist shqiptar që dinë të luajë për Maqedoninë. Nuk e di a marrin vesh në futboll ata a jo? Apo ndoshta kurrë nuk kanë shikuar futboll?. Më vjen mirë që është ftuar Artimi, por është shumë pak të ftohet vetëm një lojtar. Kur nuk ftohemi në ndeshje miqësore, atëherë si mund të presim në ndeshje të tjera?!", është shprehur Demiri. Ndërkohë për Nderim Nexhipin dhe Vullnet Eminin mosgrumbullimi në reprezentacionin e Maqedonisë ka qenë i pritur. Madje Nexhipi, i cili ishte në Gjermani ishte i habitur me mospërfshirjen e tij në skuadrën kuqeverdhë. "Pse a nuk jam i ftuar?!. E kam ditur dhe kjo është normale. Se di, duhet të vazhdojë të luaj dhe pastaj të shohim", thotë mesfushori i Rabotnickit, ndërsa futbollisti i Renovës, Emini thotë se kjo nuk është dicka e re. "Prej se ka ardhur Kataneci nuk merr shqiptar, edhe pse e meritojnë të luajnë 4-5 lojtarë. Unë as që kam pritur të më ftojë Kataneci", tha mesfushori Emini. Ndërsa Artim Shaqiri nuk dëshiron të komentojë mospërfshirjen e tij në përfaqësuese të Maqedonisë. "Sa më shumë që flasim do ta prishim punën tonë. Unë nuk jam aktiv në asnjë skuadër dhe mendoj se këtu qëndron arsyeja që nuk jam ftuar. Kujtoj se për reprezentacionin duhet të luajnë më të mirët", tha Shaqiri. Ndërkohë përpjekjet tona të vazhdueshme për të marrë prononcimin e nënkryetarit të FFM-së, Rexhep Bexheti nuk dhanë rezultat, për shkak se Bexheti ishte në një udhëtim zyrtar në Dyseldorf të Gjermanisë. Në numrin e së mërkurës ndihmëstrajneri Uran Imeri kishte deklaruar se nga ana e tij Katanecit i është propozuar lista prej pesë lojtarëve shqiptar. "Mendoj se ky vendim i Katanecit nuk është i drejtë, pasi që kemi futbollistë mjaft të mirë shqiptarë që mund të luajnë për Maqedoninë. Unë ia dorëzova listën, por ai nuk më ka dëgjuar dhe ka vepruar ndryshe. Atij i interesojnë vetëm rezultatet", deklaroi Imeri, duke shtuar se vetëm nëse emërohet një seleksionues shqiptar, atëherë mund të kemi më shumë shqiptarë në reprezentacionin e Maqedonisë. "Më së paku tre lojtarë shqiptarë e meritojnë ta veshin fanellën kuqeverdhë. Lojtarët shqiptarë do të ftohen në përfaqësuese të Maqedonisë, nëse dikush nga futbollistët maqedonas e thyen këmbën, sepse ndryshe nuk bën", ka përfunduar ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›