E Shtunë, 31 Tetor 2026

Real Madrid, 65 milionë dollarë për Kristiano Ronaldon

Marrëzitë e merkatos madrilene nuk kanë të mbaruar. Presidenti i Realit, Ramon Kalderon po përgatitet për një tjetër goditje të madhe dhe e treta për nga rëndësia në historinë e galaktikëve. Ai është mesfushori i Mancester Junajtëd, Kristiano Ronaldo. Sipas të përditshmes "AS", drejtuesit anglezë nuk kanë ndërmend ta shesin yllin e tyre portugez, por oferta e bërë nga homologët spanjollë prej 65 milionë dollarë mund t'i joshë ata. Nëse 21-vjecari arrin të veshë fanellën e "merengues" atëherë ai do të bëhet futbollisti që është shpenzuar më shumë nga presidenca spanjolle pas Zinedine Zidane, i cili u ble nga Juventusi për 94 milionë dollarë dhe Luis Figo nga Barcelona për 72 milionë dollarë. Por për kartonin e Kristiano Ronaldos, Reali duhet të përballet me rivalët e tij historikë, Barcelonën, të cilët janë të gatshëm të paguajnë ndoshta edhe më shumë. Kontrata e Ronaldos në "Old Traford" përfundon në 2010. E menjëhershme ka qenë edhe përgjigja e anglezëve, nëpërmjet zëvendëstrajnerit, Carlos Quieroz. Sipas tij spekullimet për transferimin e Ronaldos në Bernabeu janë të zakonshme. "Ne kemi folur me mesfushorin për rinovimin e kontratës. Është e pranueshme që media flasin për një lëvizje të Ronaldos te Reali. Ai është një futbollist i jashtëzakonshëm, ashtu sic është edhe Reali një ekip i jashtëzakonshëm, por të gjitha janë spekullime", deklaroi Queiroz për gazetën spanjolle "Marca".

Gert Serani

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›