Optimizmi nuk ushqehet me iluzione
Ka dy-tri vjet që flitet më shumë për krizën globale. Kriza më së shumti goditi Greqinë e cila u ballafaqua me protesta të mëdha të cilat rezultuan siç dihet me ndërrim të qeverisë. Por në këtë shtet ende ka mbetur shumë çka pa u zgjedhur në tejkalimin e krizës. Kriza nga shtetet e BE-së goditi edhe Italinë. Ishim dëshmitarë të ndërrimit të qeverisë Berluskoni. Gjithashtu me krizë ekonomike po përballet Spanja e ndonjë shtet tjetër evropian. Kriza globale dhe mendimet së si të dilet nga kriza i përplasi bukur shumë Francën dhe Gjermaninë. Edhe për gjetjen e mënyrën së si të ruhet eurozona, dhe si të ruhet uniteti i shteteve të BE-së. Anglia që luhatur bukur shumë midis perceptimit të daljes nga BE-ja apo mbetjes në eurozonë. Shumëkënd në Evropë e gëzoj fakti kur anglezët u ndalën nga veprimi për të dalë nga eurozona. Elitat politike të shteteve të BE-së treguan së nuk kishin ndonjë plan konkret së si të dilet më shpejt nga kriza. Gjermania kërkojë nga shtetet e goditura nga kriza që më shumë ti kushtojmë kujdes kursimeve. Dihet së në planin ekonomik vlen parimi se mos të shpenzohet më shumë së sa ke të holla. Nëse bëhen shpenzime të tilla të pakontrolluara atëherë edhe kriza financiare është e paevitueshme. Në shtetet e Evropës por edhe në Amerikë po rritet numri i të pa punëve. Kur bëhet fjalë për shtetet ballkanike, këtu puna qëndron sigurisht edhe me keq. Numri i atyre që po kërkojë punë në vendet e rajonit çdo ditë e më shumë po shtohet.Elitat politike të këtyre vendeve e kanë humbur busullën dhe nuk kanë ndonjë ide se si të veprohet që gjendja të bie në binarë normal. Para disa kohe jemi dëshmitar së Qeveria e Bullgarisë ishte e detyruar të jap dorëheqje për shkak të gjendjes së rëndë sociale dhe ekonomike. Edhe Hungaria nuk i ka punët mirë në këtë drejtim. Në përgjithësi tek njerëzit ka rënë në minimum optimizmi së gjendja do të përmirësohet shpejt. Veçmas qytetarët e Kosovës kanë arsye për brengosje pse gjendja e tyre në planin ekonomik gjithnjë e më shumë është duke degraduar, përkundër deklaratave të ekspertëve të ekonomisë së Kosova këtë vit ka pasur një ngritje të vogël ekonomike. Kjo shifër nuk flet gjë, kur dihet së afër gjysma e popullatës sot në Kosovë janë të papunë. Kapitalizmi si sistem dhe as demokracia ende nuk janë kuptuar në kuptimin e plotë të fjalës. Këtu vlen të përmendet edhe fakti së elita jonë politike është larg vizionit së kapitalizmi i mirëfilltë kërkon njerëz të cilët garantojnë prosperitet, qeverisje të mirë për tu arritur stabiliteti ekonomik, e kur kemi stabilitet ekonomik kemi edhe stabilitet politik. Në përgjithësi sistemi ekonomik nuk ka mundësi të rregullohet vetvetiu. Së pari nevojitet qe qeveria e një shteti të këtë plan afatgjatë të zhvillimit ekonomik, e jo të punohet në këtë drejtim ad-hok. Kur është puna kështu edhe mjetet e informimit nuk kanë së si ta rrisin optimizmin e qytetarëve. Pesimizmi krijohet kur nuk ecin punët për së mbari. Kjo garniturë e atyre që e udhëhoqën shtetin që 14 vjet më radhë, ka dështuar në vizionin e zhvillimit ekonomik por edhe politik. Në Kosovë tashmë është bërë e qartë së në politikë janë inkuadruar ata që nuk kanë dije as kapacitet, pastaj pothuajse në çdo shtyllë kryesore të shtetit janë infiltruar njerëzit e pa përgatitur profesionalisht. Pas pa perspektivës së krijuar, as popullit nuk i ka mbetur të besojë në këta pushtetarë dhe në institucione të shtetit. Këta njerëz të politikës siç thotë një fjalë e popullit “kanë mbetur si gusat në mjegull”. Kanë mbetur shumë probleme të hapura, pastaj problemet globale ekonomike, atëherë theksohen edhe më shumë problemet e natyrës politike, regjionale deri te konfliktet dhe lufta. Por natyrisht se të gjithë i lutemi Zotit që gjendja mos të degradojë deri në fund…