E Diel, 1 Nëntor 2026

Ora e Debatit: Berisha nuk ka rivalë në PD

Sali Berisha nuk ka rivalë në partinë e tij , e ky realitet do të vazhdojë për shumë kohë. 6 analistë të njohur të medias shqiptare dhe ekspertë ekonomie në emisionin Ora e Debatit, transemetuar në Ora-News, pavarësisht qëndrimeve pro dhe kundër Sali Berishës si lider politik , kanë pranuar forcën dhe autoritetin e figurës së tij në partinë më të madhe të maxhorancës. Por përballe njëri tjetrit analistët Mero Baze, Milva Ekonomi, Artan Hoxha dhe Mentor Nazarko, kanë folur edhe për betejën e grupeve rivalë në PD, për atë betejë e cila bëhet larg mediave , e që në fund të fundit nuk rivalizon Sali Berishën, liderin historik të PD-së. Ndërkaq për Mero Bazen edhe nëse një ditë Sali Berisha do të vendose të largohet nga partia , vetë PD-ja do të hyjë në krizë për shkak të mungesës së një lideri. Kështu përballë gazetarit Alfred Peza 6 figurat e shquara të medias dhe ekonomisë kanë sjellë për teleshikuesit një portret me të plotë të një prej figurave qendrore të politikës shqiptare, Sali Berishën.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›