Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, vdes një çift të rinjsh
DURRËS - Aksidenti në autostradën Tiranë D-rës i ka marrë jetën një çift të rinjsh. Ata janë Altin Dervishi 33 vjeç dhe Valmira Dervishi 25 vjeç nga fshati Koxhas i Shijakut. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 02.00 të natës në autostradë ne afërsi te lokalit hotel "Delta', 3 km larg qytetit të Durrësit. Një mjet tip 'Honda" me targa të huaja, BF 34467, kur ka qënë duke u kthyer nga aksi rrugor Tiranë - Durrës, ka humbur kontrollin dhe nga shpejtësia ka dalë nga rruga. Nga përplasja që duhet te ketë qenë e fortë, kanë mbetur të vdekur të dy personat që ndodheshin në të, nje djalë dhe një vajzë të moshës së re që më pas u mësua se janë bashkëshortë.