E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takimi Malaj - Blushi, mister kandidatimi

Ish-kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Ben Blushi nuk ka vendosur ende nëse do të bëhet pjesë e garrës së ardhëshme për kryetar partie apo do të mbështesë kandidaturën e shpallur tashmë publikisht të ish-ministrit të Financave Arben Malaj. Pas një takimi të zhvilluar dje kokë më kokë, edhe nën vëzhgimin e kamerave televizive në një nga lokalet e kryeqytetit me kandidatit Malaj, Blushi nuk ka pranuar të bëjë asgjë publike lidhur me objektin e bisedës së zhvilluar me aleatin e tij në luftën politike që po zhvillohet brenda PS-së, duke mos i dhënë përgjegje as interesit të lartë mediave lidhur me fatin e kandidimit të tij.

Ai nuk ka pranuar ti përgjigjet pyetjes së gazetarëve nëse do të kandidonte për kryetar partie apo, duke lënë enigmë kështu ecurinë e mëtejshme të garrës për kreun e PS-së. Nderkohë që nga ana tjetër edhe kandidati Malaj, i ftuar gjatë një emisioni televiziv në "Oraneës" nuk ka qënë në gjendje të jap përfundim lidhur me këtë ccështje. Ajo që ka sqaruar ai lidhur me këtë takim ka qënë fakti se kanë vlerësuar se në mënyrë të njëjtë situatën brenda PS-së dhe hapat që duhen ndermarë për të dalë prej saj.

"Ne jemi unik në qëndrimin që PS ndodhet në një moment të vështirë, jemi unikë në qëndrimin që kredebiliteti i Ramës është i cënuar rëndë në moszbatimin e filozofisë e asaj që e vuri si kush, pra dorëheqjen, dhe jemi të dy të mendimit që Rama nuk duhet të kandidojë më për kryetar partie", - tha Malaj duke folur për takimin e paradites së djeshme me Blushin.


Platforma
Duke prezantuar pikat kryesore të platformës së tij politike për drejtimin e Partisë Socialiste në rast se anëtarësia socialiste do ti jepte shancin për të drejtuar PS-në në katër vitet e ardhëshme, Malaj ka evidentuar se ai do ta drejtonte këtë forcë politike drejt filozofisë hapjes dhe njohjes së kontributit të gjithësecilit që punon për të. Në këtë kuadër ai deklaruar se është mëse i domodoshëm rritja e metejshme e bashkëpunimit të PS-së me aleatët e saj të majtë. Duke iu referuar pikërisht koalicionit të fundit opozitar zgjehdor, ai ka theksuar se ai tregoj edhe një herë nevojën për hapjen e PS-së kundrejt aleatëve për të shperndarë më shumë pushtetë.

Madje në këtë pikë ai është shprehur i gatshëm që në funksion të arritjes së fitores në rast se do të fitonte kreun e partisë nuk do ta kishte problem që të tentontee edhe një koalicion me partitë e qëndrës së djathtës. I pyetur nëse do ta ftonte LSI-në në një koalicion qeverisës në rast se do të merte drejtimin e PS-së Malaj u shpreh se "për mua ccdo parti pavarsisht nga veprimet që ka bërë në një momente të caktuara nuk duhet përjashtuar nga mundësia për të krijuar aleanca".

Gjithashtu Malaj duke folur për të ardhmen e PS-së me të në krye, ka pohuar se do të legalizonte fraksionet brenda saj ose një mënyrë tjetër përfasimi për grupet që kanë mendime ndryshe. "Unë mendoj se për të mbajtur të bashkuar partinë duhen lejuar fraksionet e proporcionalizuara në PS, ku grupimet që mendojnë ndryshe të kenë dhe përfaqësim në forumet e saj. E rëndësishme është të ekzistojë mendimi ndryshe", u shpreh Malaj duke u shprehur njëkohësisht se gjatë kësaj kohe është konsultuar edhe me figura të njohura të PS-së si Nano, Rucci apo Mejdani.


Malaj ka prezantuar platformen e tij per kryetar te PS-se. Ka premtuar fraksionet ne parti


"Mendoj se per te mbajtur te bashkuar partine, duhen lejuar fraksionet e proporcionalizuara ne Ps"

Opozita
Për sa i përket garrës për krytar partie, ai edhe një herë ka konfirmuar se do të jetë pjesë e garrës deri në fund, por duke e kushtëzuar qëndrimin e tij në me pasjen e një gare reale në kushte të barabarta. "Unë jam ritur në atë parti dhe nuk dua ta besoj që nuk mund të ketë një garrë për kryetarin e PS-së. Unë nuk mendoj që në PS të mos ketë garrë, por unë shpresoj që z.Rama të qartësoj qëndrimin e vet lidhur me përgjegjësinë e tij në këtë situatë", - tha Malaj.

Duke u ndalur tek ajo se cfarë duhet të bëj PS në opozitë karshi qeverisjes së djathtë, Malaj është shprehur se ajo që i mbetet në këtë situatë është që të mos largohet kurësesi nga institucionet dhe të demoskojë fortë atë që ai e konsiderojë si abuzim me pushtetin. "Demaskimi i ccdo keqpërdorimi të pushtetit nga qeveria është një rrugët që duhet të ndjekë PS në opozitë. Ne për ccështjet e integrimit në BE nuk mund të jemi jashtë parlamentit, pasi ne kemi mekanizma parlamentare kontrolluese ndaj qeverisë edhe në këtë fushë", - u shpreh më tej Malaj. Por në këtë kontekst ai nuk ka përjashtuar mundësinë edhe të kërkimit të zgjehdjeve të parakohëshme, të cilat sipas tij mund të bëhen sëbashku me zgjehdjet e ardhëshme lokale apo edhe në një moment tjetër.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›