"Ora e Debatit", a duhet të hapen dosjet e ish sigurimet

Projektligji "Për pastërtinë e figurës së zyrtarëve të lartë", i quajtur ndryshe 'ligji i dosjeve', dhe përplasja mes maxhorancës dhe opozitës ka mbledhur në studion e "Ora e Debatit" personalitete të politikës dhe mediave shqipëtare si Skënder Gjinushin, Kryetar i Partisë Social Demokrate, Aldo Bumçin, deputet i Partisë Demokratike, Fatos Klosin, ish kreu i SHISH-it si dhe Elsa Ballaurin, Kryetare e Grupit Shqiptar për të Drejtat e Njeriut dhe në linjë të drejtëpërdrejtë juristin Nasip Naço. Sipas demokratit Aldo Bumçi ligji i dosjeve ka si synim të pastrojë radhët e gjyqësorit nga ata njerëz që kanë qenë vegël e regjimit komunist por Kryetari i PSD-së Gjinishi ka reaguar ashpër duke shtuar se ky ligj është penalizim për një kategori të caktuar që sipas kushtetutës ska njeri që ta bëjë dhe se maxhoranca ka pasur kohë 18 vjet kohë dhe nuk e ka bërë sepse ka shumë ish-a që i ka ekspertë ligjorë. Ish kreu i SHISH-it Klosi u shpreh se ligji i dosjeve ka dy probleme kryesore i pari është sepse ripërsëritet i njëjti ligj që ka qënë ekzistent disa vite më parë dhe problemi i dytë është sepse dënohen profesionet që nuk mund të bëhët nga ana parimore. Sipas kryetares së Grupit Shqiptar për të Drejtat e Njeriut Ballauri Elsa Ballauri, Shqipëria është tepër e vonuar në miratimin e ligjit , ndaj duhet të kalojë sa më parë. Ballauri shtoi se eksperienca e Evropës Lindore duhet ti japë Shqipërisë një ilustrim se lustracioni duhet të shtrihet aktualisht tek njerëzit e sotëm që bëjnë dhe prodhojnë politikat e vendit. Po kështu juristi Nasip Naço u shpreh se ligji ka arritjet e veta dhe se komisioni Bezhani ka kryer një punë shumë të mirë ku janë kontrolluar mëse 5000 subjekte.K njëfarë përmisimi por duhet të marrë në konsideratë edhe mendimet e specialistëve që mos të preken interesat e mbarë shoqërisë. Përmes debateve të ashpra midis të ftuarëve në studio "Ora e Debatit" ka përcjelell te teleshikuesit emocione të forta.