E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milo për dosjet:Ligji, çështje delikate,jo prapavijë politike

Kryetari i Partisë Demokracia Sociale është shprehur në studion e "Ora News" lidhur me ligjin e dosjeve, që partia që përfaqëson është kundër këtij ligji. Milo duke i bërë thirrje maxhorancës për reflektim u shpreh se për çështje kaq delikate nuk duhet të ketë prapavijë politike. Sipas Milos Kuvendi nuk duhet të ngutet duke e vënë në rend dite sepse ky ligj duhet të zgjidhet për shqiptarët jo për interesa të caktuara. "Askush nuk duhet të penalizohet pa të drejtë prandaj ky ligj ka nevojë për transparencë të plotë dhe se ky ligj është një synim politik sesa një domosdoshmëri sot" u shpreh Milo.Përsa i përket ligjit për kodin zgjedhor Kryetari i Partisë Demokracia Sociale u shpreh se ndryshimet nuk duhet të bëhen për politikën por duhen zgjidhje parimore dhe gjithëpërfshirëse. "Kodi është produkt i përkohshëm kompromisi dhe mendos se pas zgjedhjeve të 2009-ës do të rikthehemi për ta diskutuar sërish kodin" u shpreh Milo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›