E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italia, Ratifikon Protokollin për Anëtarësimin e Shqipërisë në NATO

Numri i vendeve që po miratojnë Protokollin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO po rritet në mënyrë të përshpejtuar duke shënuar një bum ratifikimesh. Sot pas Bundesratit gjerman, deputetët e parlamentit Italian i kanë dhënë votën pro anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ashtu siç kishte konfirmuar Kryetari i Dhomës së Deputetëve, Gianfranco Fini, gjatë takimit me Kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli në shtator të këtij viti në Tiranë. Pas këtij ratifikimi pritet që të hënën edhe Senati italian të ratifikojë këtë protokoll, duke mbyllur kështu procesin e ratifikimit nga Italia. Italia është kështu vendi i shtatëmbëshjetë që ratifikon Protokollin e anëtarësimit të shqipërisë në NATO, ndërkohë që vetëm dy ditët e fundit katër parlamente të vendeve anëtare të NATO-s (Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Estonia, Italia) kanë dhënë miratimin dhe njëkohësisht vlerësimin për Shqipërinë duke e konsideruar një vend që falë progresit të bërë dhe vullnetit të treguar meriton të jetë krah vendeve të Aleancës së Veriut.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›