Zgjedhjet, Meta: LSI-ja do të hyjë e vetme

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka nisur takimet me bazën e partisë së tij. Ai ishte në Golem ku ka diskutuar me anëtarët e LSI-së strategjinë e kësaj partie për zgjedhjet e ardhshme.Sipas Metës LSI në këto zgjedhje do hyjë e vetme, pa koalicion me PS apo PD dhe pas daljes se rezultateve do të gjykojnë për qeverisjen."Ne do te kemi alternativën tonë të pavarur në zgjedhje, jo vetëm nga PD-ja po edhe nga PS-ja. Pas zgjedhjeve, në varësi të votëbesimit që do të japë elektorati, ne do të gjykojmë për qeverisjen e ardhshme te vendit", u shpreh Meta.