E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS:Përballimi i krizës, sfidë kombëtare

Deputeti i PS-së Arben Malaj është shprehur sot në një konferencë për shtyp se përballimi me përgjegjësi i situatës të rënduar ekonomike nuk është një ballafaqim thjesht elektoral, por një sfidë kombëtare, të cilën qeveria jo vetëm që nuk po e përballon dot por nën ethet elektorale dhe me keqpërdorimet buxhetore në rritje po e bënë më të rëndë për të gjithë shqiptarët. Sipas tij euforia e qeverisë për të injoruar situatën e vështirë të ekonomisë shqiptare mund t´i bëjë më të rënda pasojat e kësaj krize. Gjithashtu Malaj shtoi se me anëtarësimin e vendit në NATO rrit detyrimet për të përfituar, duke patur parasysh se sfidat ekonomike të vendit po bëhen më të vështira.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›